UBT

S’ka miqësore në tetor

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Edhe zyrtarisht, Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të shfrytëzojë datat e lira të FIFA-s në tetor për të luajtur ndeshje miqësore.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të ketë asnjë miqësore në muajin tetor, edhe pse ka data të lira nga FIFA për t’i zhvilluar ndeshjet.

Kjo për arsye se skuadra përfaqësuese nuk e ka gjetur një kundërshtar për të luajtur në këtë muaj.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, theksoi se vetëm pas tetorit do të mendohet për ndeshjen e radhës.

Uji Dea

“Në tetor zyrtarisht nuk do të ketë ndeshje miqësore”, u shpreh Vokrri për Gazetën Express.

Ai sqaroi se janë në bisedime me disa skuadra, teksa nuk mohoi as negociatat eventuale me Përfaqësuesen e Brazilit.

Kësisoj, datat e FIFA-s për ndeshje me përfaqësuese do t’i shkojnë huq Përfaqësueses së Kosovës, e cila duhet të kënaqet me kampin 3-ditor që pritet të organizohet në Zvicër.