FITORJA

S`ka më kontrata të përkohshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Derisa Arben Mehmeti i LDK-së ka kërkuar listën e punëtorëve me kontratë në vepër ,Qemajl Mustafa tha se shërbyesve civil me kontratë të përkohshme (mujore) u kemi ndërprerë mundësinë të vazhdojnë sepse për këtë vit nuk kemi buxhet më shumë,por edhe sepse thesari nuk lejon pagesën e tyre bazuar në kontratë të përkohshme.

Arben Mehmeti shef i LDK-së ka kërkuar zyrtarisht nga Qemajl Mustafa listën e punëtorëve që kanë qenë të angazhuar në komunë me kontratë në vepër.

“Ne dëshirojmë që të informohemi saktësisht në lidhje me të gjithë ata që janë larguar sipas këtij kriteri,dhe poashtu edhe në lidhje me ata që kanë mbetur eventualisht në bazë të ndonjë kriteri politik,familjar apo shoqëror” ka shkruar Mehmeti.

Mobi Casa

Mendojmë se organet e administratës komunale duhet të jenë më kooperativë në lidhje me këto informata që kemi kërkuar dhe duhet të kenë parasysh se kanë obligim me ju përgjigjur interesimeve tona si grupime politike apo edhe si këshilltarë komunale dhe në këtë rast kemi hasur në një hezitim dhe jo seriozitet të administratës tuaj ka nënvizuar Mehmeti.

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se shërbyesve civil me kontratë të përkohshme (mujore) u kemi ndërprerë mundësinë të vazhdojnë sepse për këtë vit nuk kemi buxhet më shumë,por edhe sepse thesari nuk lejon pagesën e tyre bazuar në kontratë të përkohshme

Mustafa tha se në ditët që vijnë do t`i kthejmë disa që janë të vyeshëm,por edhe që kanë nevojë të skajshme si familje për një pagë e këtë do ta bëjmë përmes kontraktimeve ligjore me agjensione dhe kompani që ofrojnë shërbime të kësaj natyreje tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.