FITORJA

S’ka liberalizim të vizave këtë vit, thonë ekspertët e integrimeve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Njohësit e procesit të integrimeve evropiane janë skeptikë se liberalizimi i vizave për kosovarët do të ndodhë gjatë vitit 2015. Ata kritikojnë drejtuesit e shtetit që me lehtësi të madhe japin afate për fundin e këtij procesi, shkruan sot Koha Ditore.

Ishte kryeministri Isa Mustafa ai i cili në fillim të mandatit kishte deklaruar se fillimi i vitit 2015 do të jetë koha kur qytetarët e Kosovës do të lëviznin pa viza në zonën e Schengenit.

Edhe pse ky proces, sipas Mustafës, varet edhe nga angazhimi dhe dinamika në zbatimin e kritereve të mbetura, 2015-ta do të shënojë fundin e gjithë procesit.

UBT

“Dialogu për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe viti 2015 mbetet vit i përfundimit të këtij procesi”, ka thënë ai në fjalimin e mbajtur në fillim të këtij takimi, prej të cilit pas përfundimit të fjalës së Mustafës përfaqësuesit e medieve janë larguar.

Por derisa ikja e qytetarëve të Kosovës në mënyrë ilegale të vazhdojë, të mos bëhet riatdhesimi i tyre dhe të mos plotësohen të gjitha kriteret BE-së për liberalizim, sipas njohësve të integrimeve evropiane, kosovarët nuk do të mund të lëvizin pa viza. Njëri nga ta, Shenoll Muharremi, ka thënë se nuk ka gjasa që liberalizimi të ndodhë më 2015.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.