S’ka komplekse! Ronela tregon ç’pjesë ‘urren’ më shumë në trupin e saj

Të heqësh komplekset për pamjen tënde është një hap më pranë të dashurit të vetes!

E dimë, veten duhet ta pranosh siç je, me gjithçka që të pëlqen e s’të pëlqen. Gjithsesi të gjithë i kemi ndonjëherë në kokë mendime të tipit “sikur këtë ta kisha ndryshe”.

Kur ky mendim s’na bezdis, s’na trishton, s’na fut në depresion, atëherë konsiderohet “i shëndetshëm”.

Mund të ketë pjesë të trupit që do t’i kishim dashur ndryshe, por jemi mirë edhe kështu siç i kemi. Ashtu si Ronela Hajati, që megjithëse “i urren” këmbët e saj (gishtat e kemi fjalën), prapë i trajton, bën thonjtë, madje i poston në Instagram.

“Këmbët e mia janë shumë të shëmtuara, i urrej ato. Më në fund thoi im u rregullua”, shkruan Ronela.

Megjithatë, një shprehje e urtë popullore thotë “Nuk çalon gomari nga veshët.”

Ndaj asnjërit prej nesh s’ia jep bukurinë një detaj i vogël, por tërësia jonë (jo vetëm e pamjes, por mënyra e kujdesit për veten brenda dhe jashtë, medimet tona, sjellja jonë).

Ronela i bën shpesh autokritikë vetes, aq sa nuk e prish terezinë as për komentet negative të njerëzve. Si shembull sjellim pjesëmarrjen e saj në “Eurovision”, ku një pjesë e publikut e ngriti në piedestal, pjesa tjetër e kryqëzoi.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS