Eko Higjiena

S’ka koalicion me Thaçin kryeministër

/ 4 minuta lexim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pranon se gjatë shtatorit do të mundë të hyjë në koalicion me Hashim Thaçin, por vetëm me kusht që në krye të qeverisë të jetë Ramush Haradinaj.

Njëri nga zyrtarët e lartë të AAK-së, Ahmet Isufi , i afërt me Haradinajn, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ka thënë se parimi bazë i AAK-së mbetet se nuk mund të ketë koalicion qeverisës me PDK-në nëse Hashim Thaçi është kryeministër.

“Ne e kemi thënë edhe para zgjedhjeve se hyjmë në koalicion me PDK-në vetëm me kusht që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër. Ky është pozicioni zyrtar i partisë, i cili nuk ndryshon as tash kur po bëhet shumë zhurmë për mundësinë e një bashkëqeverisje, sepse jemi të vetëdijshëm se kjo qeveri e udhëhequr nga Hashim Thaçi e ka sjellë krizën e koalicionit dhe të gjendjes së përgjithshme në Kosovë”, ka thënë nënkryetari i AAK-së.

Duke komentuar deklarimet e fundit se Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj pritet të hyjnë në koalicion të bashkëqeverisjes në dhjetëditëshin e parë të shtatorit, Isufi konsideron se gjithë kjo zhurmë, siç e ka quajtur ai, po bëhet si refleksion i gjendjes aktuale të qeverisë që sipas tij, është shumë e brishtë dhe është në shkapërderdhje e sipër.

“Degradimet që janë bërë brenda qeverisë, qoftë me hetimet që po zhvillohen ndaj udhëheqësve të ekzekutivit kanë bërë që opinioni në Kosovë, por edhe qarqet ndërkombëtare të interesohen për gjetjen e një zgjidhje, ose të kërkohet gjetja e një solucioni tjetër me një koalicion që do ta shpëtonte këtë proces”, ka thënë ai, duke aluduar se i vetmi “shpëtim” për dalje nga kriza e krijuar është koalicioni qeverisës në mes PDK-së dhe AAK-së.

Hidromorava

Në të kundërtën, sipas tij, nëse kjo qeveri vazhdon me tempo të njëjtë, atëherë do ta çojë vendin drejt krizës së përgjithshme dhe zgjedhjeve të parakohshme. “Natyrisht se edhe qarqet e brendshme, por edhe ato të jashtme dëshirojnë stabilitet në Kosovë dhe jo çakordim të institucioneve shtetërore. Ky degradim që i ka ndodhur Kosovës po e rrezikon edhe aspektin politik, ekonomik, strategjik…etj”, ka thënë ai.

Ideja e kurorëzimit në mes dy partive të dala nga lufta e UÇK-së (PDKAAK), të cilat rrjedhimisht do të ndanin pushtetin për dy vitet e mbetura të mandatit të Qeverisë, sipas Isufi t, më shumë është reflektim i gjendjes së krijuar se sa relacion që ka ndodhur.

“Pra më shumë është refl ektim i pozitës së Kosovës në raport më marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në raport me ngecjet që po ndodhin për integrimin e Kosovës, se sa ndonjë relacioni që është ofruar”, është shprehur numri dy i AAK-së.

Ai ka mohuar zërat e fundit se konsultat për koalicionin e ardhshëm qeverisës në mes zyrtarëve të lartë të PDK-së dhe AAK-së tashmë kanë filluar. “Nuk jam në dijeni se ka pasur ndonjë takim ndërmjet përfaqësuesve të lartë të dy forcave politike, dhe në këtë drejtim nuk dua të spekuloj. Gjithashtu nuk jam i informuar se cili anëtar i Kryesisë së AAK-së ka deklaruar për gatishmërinë e hyrjes në koalicion, sepse qëllimi i subjektit tim politik është veprimi në përputhje me rrethanat që janë të dobishme për vendin, dhe jo hyrja në koalicion për interesa të ngushta partiake”, ka thënë ai, duke rikujtuar se parimet bazë të AAK-së për hyrje në koalicion me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi mbesin ato që kanë qenë para dhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Nënkryetari i AAK-së, nuk ka dashur të komentojë shumë nëse ideja për krijimin e një koalicioni të tillë qeverisës ndërmjet dy subjekteve të luftës vjen pikërisht nga faktori ndërkombëtarët, duke thënë se “do të ishte mirë që t’i pyesni ndërkombëtarët”. Isufi i është shmangur pyetjes nëse partia e tij është e interesuar që fi llimisht të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga të cilat edhe do të krijohej një qeveri e re.