S’ka kampe stërvitore në Kosovë

Deklaratave të presidentit sirian, Bashar al Assad për gjoja kampe stërvitore të rebelëve sirianë, iu është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Ai ka thënë se në Kosovë nuk ka kampe të tilla, duke shtuar se dhuna është krijuar në Siri dhe duhet të zgjidhet në Siri.

“Është një deklaratë e pabazë. Siç ka thënë edhe ministri i Jashtëm, Kosova mbështet lëvizjet demokratike kudo në botë, por Kosova nuk është një oazë ku mund të stërviten njerëzit për çfarëdo qëllimi tjetër.

Kosova i ka forcat e veta të rregullta, Forcën e Sigurisë dhe Policinë e Kosovës; Kosova e ka një prezencë ndërkombëtare, KFOR-in dhe EULEX-in, që janë përgjegjës për siguri dhe kanë informacione edhe për zhvillime të tilla. Kosova krijon paqe dhe stabilitet.

Kosova nuk prodhon kriza.

Unë besoj që edhe rasti konkret, dhuna, është prodhuar në Siri dhe duhet të zgjidhet në Siri”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS