GRANDEMALL

S’ka integrim pa Demarkacion

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ata të NATO-s, ritheksojnë edhe një herë se Demarkacioni me Malin e Zi mbetet kusht për rrugën integruese të Kosovës, përfshirë këtu edhe liberalizmin e vizave.

Këto qëndrime u dhanë dje në Prishtinë në Seminarin e 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Natalya Apostolov, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë tha se BE-ja nuk është duke shpikur kushte vetëm që ta largojë Kosovën nga liberalizmi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës, Apostolov ka treguar se BE-ja nga praktikat e mëhershme gjatë procesit të zgjerimit ka shtuar kriteret.

GRANDEMALL

Për Demarkacionin ka thënë se është parashutuar si problem teknik i cili ka mundur të zgjidhet shumë lehtë, por që është politizuar dhe se tash është bërë një pengesë kryesore për vizat, shkruan sota Gazeta “Zëri”.

“Edhe një herë duhet t’ju siguroj se ne nuk jemi duke shpikur kushte për ta mbajtur Kosovën larg familjes evropiane. BE-ja gjatë zgjerimit ka kaluar shumë sfida, ndaj kemi nxjerrë mësime. Për këtë shkak kemi menduar ta përfshijmë këtë kushtëzim që është diçka lehtë e zgjidhshme. Fatkeqësisht, ky problem është politizuar dhe paraqitet si një prej pengesave të cilat i shohim në rrugën e Kosovës”, ka thënë Apostolova.

Ndërkaq Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ketë qasje më integruese për Kosovën, sepse s’ka përse të mbetet e izoluar, ndryshe nga vendet tjera të Ballkanit. “Kosova nuk e meriton që të jetë ishull i izoluar në mes të Evropës. Nuk jemi më keq se vendet fqinje”, ka thënë Veseli duke folur në Seminarin Rose Roth./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.