Mobi Casa

S’ka garanci për heqjen e vizave në qershor

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ndonëse zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian (BE) kanë kërkuar në vazhdimësi që të mos jepen data sa i përket kohës se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave, liderët e institucioneve të Kosovës nuk po rreshtin së bëri një gjë të tillë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj kanë deklaruar gjatë ditës së djeshme se vendimi për heqjen e vizave do të ndodhë në qershor të këtij viti. Qershori sipas tyre është afati opsional kur procesi i liberalizimit mund të finalizohet, shkruan Gazeta “Zëri”.

Por njohësit e procesit të integrimit vlerësojnë për “Zërin” se nuk mund të dihet saktë se kur do të hiqen vizat nga BE-ja. Rrjedhimisht, siç ata janë shprehur, nuk është aspak e sigurt nëse liberalizimi ndodh në qershor, në fund të këtij viti ose edhe më tutje.

Mobi Casa

Gjasat që të ketë vendim mbi këtë çështje para zgjedhjeve për Parlament Evropian (PE) sipas njohësve të proceseve integruese janë minimale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.