FIDANISHTJA

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 28 dhjetorit po vazhdon në 11 komuna. Vjedhja e votave brenda llojit është bërë shqetësim i cili edhe e ka dëmtuar imazhin e Kosovës, e cila ishte shembull për mbajtjen e zgjedhjeve.

Gjithsesi, institucionet pritet të themelohen pas përfundimit të rinumërimit që pritet të përfundojë të dielën e më pas gjatë javës së ardhshme, pasi të shqyrtohen edhe ankesat e mundshme, duhet të ndodhë certifikimi, e në rast se mund të ketë vonesa, Kosova rrezikon t’i humbë 90 milionë euro nga Bashkimi Evropian e që ka afat deri më 13 shkurt ta ratifikojë këtë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.

Mes urgjencës për certifikimin e rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit, po vazhdon rinumërimi i votave edhe në 11 komuna të mbetura në nivel vendi.

Me gjithë dallaveret që dolën në pah përmes vjedhjes së votave brenda partive, lista e deputetëve të legjislaturës së 10 ka mbetur e njëjtë. Deri tash, vetëm deputeti turk, Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e ka humbur mandatin për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Vendin e tij e ka zënë bashkëpartiaku, Ergul Mazrek, i cili pas rinumërimit ka marrë 2 516 vota. Ndërkaq, Damka aktualisht i ka 2 421vota.

Mobi Casa

Ajo që tashmë dihet është se manipulimi ka ndodhur në dy forma, përmes shtimit të votave direkt në sistem nga numëruesit në rastet kur; qytetarët kanë votuar më pak se 10 kandidatë dhe në marrjen e votave nga një kandidat e duke ia numëruar tjetrit, brenda partisë.

Ndërsa nga hetimet, për KQZ-në është sfiduese të flasë me datë për certifikimin e këtij procesi zgjedhor, që mundëson rrjedhën e afateve kushtetuese për krijimin e qeverisë së re të vendit.

Rrezik për mosformim të institucioneve me kohë, mbeten afatet procedurale të ankesave që mund të shkojnë në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në pritje të rrjedhës së këtyre afateve, 13 shkurti është data e fundit që ka konfirmuar Banka Botërore, për ratifikimin e marrëveshjes në vlerë prej 90 milionë eurove, mbi financimin e politikave zhvillimore për politikën fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.