UBT

S`ka bujqësi të zhvilluar pa shërbime këshilluese për fermer

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ministria ka parapa që të formohen në çdo komunë nga një qendër këshilluese informative, ku fermerët e dinë se ku duhet dorëzuar kërkesat e tyre, dhe ku duhet kërkuar ndihmat ka thënë Shaban Dreshaj.

Drejtorët komunal, Gani Sadiku, drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Enver Ajvazi Drejtori i Administratës komunale dhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Rabit Halili, u takuan me këshilltarët e Ministrisë së Bujqësisë: Gregori Vaut, këshilltar i lartë teknik, Shaban Dreshaj, shef i shërbimeve këshillimore , Behlul Behluli, këshilltarë

Vizita e sotme e tregon përkushtimin e Ministrisë së Bujqësisë, zhvillimin e kësaj dege të rëndësishme ekonomike. Buxheti i kësaj ministrie vazhdimisht po shënon ngritje. Gregori, duke bërë një krahasim mes zhvillimit të bujqësisë në Kosovë me atë në vendet tjera , ka vërejtur se ajo që i mungon fermerëve tek ne është se fermerëve kosovar i mungojnë shërbimet këshilluese, të cilat do ta ngritnin prodhimtarinë , cilësinë dhe bujqësinë kosovare do ta bënin konkurrente në rajon.

Sipas tij duhet t’i koordinojnë punët komunat dhe Ministria e Bujqësisë. Kosova është vendi i fundit që po krijon shërbime këshilluese. Ndërsa, Shaban Dreshaj, tha se shërbimet këshilluese janë të domosdoshme.

Tani e kemi edhe ligjin nga i cili do të dalin edhe udhëzime administrative. Duhet shfrytëzuar resurset nga ministria dhe komunat . Ministria ka parapa që të formohen në çdo komunë nga një qendër këshilluese informative, ku fermerët e dinë se ku duhet dorëzuar kërkesat e tyre, dhe ku duhet kërkuar ndihmat.

Uji Dea

Kontribut në këtë aspekt do të japin edhe Instituti i Bujqësisë dhe institutet tjera . Sipas Behlul Behlulit , investimet që mund t’i bëjnë fermerët, nëse nuk do të shfrytëzojnë këshillat e ekspertëve do të falimentojnë.

Enver Ajvazi ,tha se bujqësia është një degë me rëndësi për komunën e Kamenicës zhvillimi i së cilës do të krijoj kushte më të mira për jetesë, nëse do të ketë subvencionime dhe investime në kë lëmi.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Gani Sadiku tregoi se janë bërë disa investime e subvencione nga ministria e komuna tek ne.

Ekspertet tanë i kanë ndihmuar me këshilla, se investimet mund të dështojnë nëse nuk ka këshilla nga ekspertet tregojnë edhe këta shembuj.si: punkti për grumbullimin e qumështit në Shipashnicë të Poshtme, pika grumbulluese për paketimin e mjaltit në Kamenicë .Komuna e jonë e mbështetë këtë ide dhe do ta formoj qendrën këshilluese , por kemi një kërkesë që mundësisht ministria ta siguroj një automjet të terrenit ka thënë Sadiku./rajonipress/