ARKATANA

S’ka bisedime me qeverinë e Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL) Skender Destani ka deklaruar se vendimi 1 janarit për rrjet të ri të gjykatave që Preshevën e ka lënë vetëm me njësi gjykate, nuk paraqet plotësim të kërkesave të liderëve politik shqiptar, që në Preshevë si dhe në Bujanoc kanë kërkuar të ketë Gjykata themelore dhe prokurori.

Destani i cili është edhe zëvendës kryetar i komunës së Preshevës, të enjten për agjencinë Beta ka thënë se “njësia gjyqësore në Preshevë nuk paraqet asgjë” dhe se kjo nuk mjafton për të vazhduar dialogu mes liderëve politik shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci me Qeverinë e Serbisë, të cilat u ndërprenë në nëntor të vitit të kaluar, transmeton titulli.

FIDANISHTJA

Ai ka rikujtuar se dialogu u ndërpre pikërisht për Ligjin mbi njësitë e gjykatave dhe selitë e tyre i cili parashihte një Gjykatë Themelore në Bujanoc.

“Me rrjetin e ri të gjykatave, në Preshevë ka mbetur vetëm Gjykata për kundërvajtje dhe kjo tregon se qëllimi i prurjes së ligjit ka qenë që Presheva të bëhet bashkësi lokale pasi që të gjitha institucionet po barten në Bujanoc ku jetojnë 40 për qind serb, ndërsa në Preshevë jetojnë vetëm 5 për qind serb dhe për këtë arsye nuk kemi Gjykatë Themelore”, ka vlerësuar Destani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.