Eko Higjiena

S’ka Asociacion të njëanshëm

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Lista Serbe pati dhënë ultimatum për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe deri më 19 prill, në të kundërtën ky subjekt politik pati paralajmëruar se më 20 prill (sot) do ta formonte njëanshëm këtë asociacionin. Por, pasi Qeveria e Kosovë ka formuar mekanizmat për hartimin e statutit të Asociacionit serbët janë tërhequr nga formimi i njëanshëm i tij, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Megjithëse 20 prilli ishte paralajmëruar si data kur serbët e Kosovës njëanshëm do të formonin e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ata janë tërhequr nga ky veprim pasi institucionet e Kosovës kanë themeluar një grup punues, i cili do të merret me hartimin e statutit të Asociacionit.

Ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se do ta presin këtë ekip që ta kryejë punën e vet brenda afatit prej 3 muajsh e gjysmë, shkruan tutje “Zëri”.

ARKATANA

Edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se ultimatumi ka rënë poshtë.

“Ka ndryshuar gjendja. Kosova është në rrugën e hartimit të statutit të Asociacionit. Ultimatumi bie poshtë”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së djeshme të Qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.