UBT

Sjell një trend të ri në modë

/ 4 minuta lexim

Kreatorja e njohur Afërdita Paqarada sapo ka realizuar brendin më të ri të “Aphordite Couture – haute couture dress & Kid’s Way”, që dallon për nga koleksionet e shfaqura deri më tani nga kjo fushë. Afërdita tani me këta trend për vajzat e vogla, ka menduar të sjellë një risi në fushë e modës në vend, mbase kjo i ka munguar tregut tonë. Afërdita bënë të ditur se nuk do të ndalet me punën e saj, ajo do të vazhdoj të realizoj edhe shumë revy të tjera, të cilat secila prej tyre do ta ketë veçantinë e saj. Në këtë intervistë dhënë “Zëri”-t ajo do të shpalos më shumë rreth projektit të fundit.

Na tregoni pak më shumë rreth projektit të fundit, të cilin do ta plasoni në treg?

Brendi “Aphordite Couture – Haute Couture Dress & Kid’s Way”, tani prezanton në treg fustane “Couture de Luxe”, linjë ekskluzive e kufizuar dhe e pasur me ngjyra, e punuar në mëndafsh dhe dantelë, e dekoruar me kristale dhe aplikacione peri të veçanta mëndafshi. Ky është një koncept inovativ stilimi i veshjeve të modës së lartë, ekskluzivisht për fëmijët. Tanimë koleksioni është në shitje dhe është një mundësi e mirë për t’ju dhuruar vajzave të vogla elegancën dhe coturën, fundja ato e meritojnë të jenë princeshat për secilën nënë.

Gjatë një periudhe keni pauzuar në profesionin tënd, mbase kjo ndoshta edhe ju ka bërë që të riktheheni fuqishëm në skenë. Si ndodhi ky rikthim i suksesshëm, na përshkruaj pak më shumë?

Jam rikthyer pas një kohe pauze në këtë profesion, edhe pse unë vazhdimisht kam qenë e angazhuar në lëmi tjera. Përkushtimi im në krijimin e dizajnëve për brendin “Aphrodite couture” kanë paraqitur një etapë të rëndësishme në karrierën time profesionale. Ato kanë edhe veçantinë e tyre sepse ky proces më ka marrë kohën e mjaftuar që nga faza e inspirimit e deri te finalizimi. Ideja origjinale e konceptit artistik në prezantimin tim të koleksionit “Miss” që përmes të bukurës të jap edhe një mesazh shumë të rëndësishëm e ka veçuar prezantimin tim nga sfilatat e zakonshme. Pastaj unë jap maksimumin nga vetja në secilin projekt tim e posaçërisht rikthimi në modë më bënë të jem shumë më kërkuese në punë, inovative në stil dhe krijimtari dhe besoj që një bazë e mirë e siguron suksesin në çdo skaj të botës.

KKGJILAN

Si do ta kishit përshkruar suksesin tuaj?

Dëshiroj ta përshkruaj suksesin tim, si një mozaik, i cili për shkëlqimin dhe madhështinë e tij ka çdo copëz të rëndësishme. Fotomodelimi, nderi i të qenit “Miss i parë shqiptar”, përkushtimi im si një femër e suksesshme në biznes, edukimi im profesional në fushën e dizajnit të modës dhe kontributi im në këtë fushë, shpjegon qartë të arriturat dhe suksesi qëndron te menaxhimi i mirë dhe profesional. Koordinimi i angazhimeve të mija dhe përkushtimi im ndaj familjes dhe fëmijëve për të zhvilluar një jetë normale mendoj që është sukses që tregon diferencën.

Si një kreatore çfarë mendoni për fushën e dizajnit në Kosovë?

Është një temë e cila sa herë që diskutohet, arrin të perceptoj nevojat e reja të tregut dhe gjërat e reja të cilat mund ti zbatojmë në ngritje të cilësisë. Ndjehem keq kur koleksionet emërtohen si veshje të modës së lartë, por ato janë veçse krijimi delitante, të cilat, nuk korrespondojnë, në teknik, nuk korrespondojnë, në natyrën e materialit dhe nuk korrespondojnë në cilësi. Kjo është e keqja që vije nga kolegët e mi. Por vështirësitë ekonomike, e bëjnë që ky profesion të ngeci edhe më tepër në aspektin teknik. Në disa takime me student të shkollave profesionale të dizajnit, në bashkëbisedim me ta, kam pasur mundësinë të shoh dhe ngecjet në kurikul, të cilat i shoh si standard i domosdoshëm për t’u pranuar. Në qoftë se ne dëshirojmë të kemi realizim të mirë patjetër që na nevojitet edhe ky aspekt për realizimin final. Por në të gjithë këtë proces e vlerësoj jashtëzakonisht shumë talentin, vullnetin dhe energjinë e të gjithë atyre që e dashurojnë këtë profesion dhe e konceptojnë drejt.(zeri)