S’jam binjak me Albinin
Nuk heziton që mysafirëve t’ua tregojë dhuratat modeste që eventualisht merr gjatë takimeve me zyrtarë të ndryshëm.
Në zyrën e tij, flamurit të Kosovës i ngjitur në shtizë, me lehtësi i dallohet ngjyra e kaltër, por s’është aq e lehtë t’i shihen yjet dhe harta ngjyrë e verdhë.
Qëndrimi i tij për flamurin është “i prerë” dhe nuk dallon nga qëndrimet e liderit të “Vetëvendosjes” – Albin Kurtit. Por, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një intervistë për “Zërin” thotë se nuk do ta shkelë ligjin për ta larguar flamurin./zeri/


