UBT

Sivjet priten rendimente të larta të grurit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ekspertet nga Drejtoria për Bujqësi, vlerësojnë se gjendja e grurit në arat e komunës së Gjilanit, është shumë e mirë thotë Nazmi Rapuca.

Në vjeshtën e kaluar, kur ishte afati optimal për mbjelljen e grurit (muaji tetor), nuk ishin kushtet optimale. Fermerët u gjenden si mundën dhe shumica e tyre i mbollën sipërfaqet e planifikuara me grurë. Thatësia vazhdoi deri nga fundi i muajit janar, 2012, kështu që pjesa më e madhe e grurit të mbjellur nuk kishte mbirë kur erdhi bora.

Nazmi Rapuca mendon se shtresa shumë e trashë e borës, ishte shpëtim për grurin e mbirë dhe atë të pa mbirë. Nga njëra anë e mbronte nga të ftohtit ndërsa në anën tjetër e furnizonte me lagështi. Me shkrirjen e borës u pa që gruri kishte mbirë. Në atë kohë ekspertët nga Drejtoria për Bujqësi vlerësuan se gjendja e grurit ishte shumë e mirë.

Pas motit shumë të mirë në muajin prill, erdhën shirat. I tërë muaji maj, ishte me reshje dhe kjo ndikoi që toka, deri atëherë e etur, të ngopet me ujë. Shirat e muajit maj, ishin shpëtim, jo vetëm për grurin, por për të gjitha kulturat bujqësore.

Uji Dea

Fermerët që e kanë kultivuar grurin si duhet (që kanë mbjellur farën cilësore, kanë hedhur sasinë e nevojshme e plehut, kanë bërë mbrojtjen nga barojat etj.), mund të presin rendimente të larta këtë vit. Edhe pse deri te korrjet ka ende kohë, kur është në pyetje gruri, mund të thuhet se i ka kaluar rreziqet. I vetmi rrezik është breshëri.

Meqë muaji maj u përcoll edhe me temperatura tepër të ulëta, vegjetacioni i këtij viti u shty për rreth dy javë.

Misri që deri tani nuk ka përparuar sa duhet, me ngritjen e temperaturës shpejt do të merr veten, për të zënë kohën e humbur. Në përgjithësi sivjet presim një vit të bereqetshëm tha Rapuca./rajonipress/.