Uji Dea

Sistemi shëndetësor primar bërthamë e organizimit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Sistemi shëndetësor primar, mbetet bërthamë e organizimit, për parandalimin e shumë sëmundjeve, ofrimin e përkujdesjes dhe ngritjes e vetëdijesimit të shoqërisë .

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan (QKMF), ka nisur trajnimi i stafit shëndetësorë me pjesëmarrës edhe nga komuna e Kamenicës, Vitisë dhe Novobërdës, me moton “Personi i parë në vendngjarje”, i cili organizohet nga Ministria e Shëndetësisë i përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në mbështetje të Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ky trajnim do të zgjas për tre javë ku do të trajnohen kryesisht mjek dhe infermiere me qëllim të rritjes së aftësive të stafit shëndetësor, për menaxhimin sa më të mirë të rasteve emergjente në vend të ngjarjes. Pjesëmarrës në këtë trajnim do të jen edhe zyrtar të MSh, OBSh-së, DSHMS dhe QKMF-së.

Xhemajl Salihu, Drejtor komunal i drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, me këtë rast ka përshëndetur participuesit e këtij trajnimi duke dëshiruar që në fund të trajnimit rezultatet e tij të jen sa më të suksesshme me dëshirën që ata gjithmonë të jenë sa më të gatshëm në aspektin profesional, në gjendje që t’u ofrojnë shërbim emergjent qytetarit.

Ai potencoi edhe njëherë përkushtimin e vazhdueshëm të drejtorisë së shëndetësisë dhe të komunës në përgjithësi, për mbështetjen e projekteve të tilla të cilat janë në shërbim të të gjithë neve, e me theks të veçantë në shërbim të qytetarëve të Komunës sonë, përfundoi drejtori Salihu.

RCCOLA

Ndërsa, Dr. Valbon Milazimi, drejtor në QKMF në Gjilan, tha se ky trajnim është një përpjekje tjetër e radhës dhe e vazhdueshme, për t`i avancuar shërbimet në kujdesin parësor. “Është në interesin Qendrës tonë dhe të shëndetit primar në përgjithësi në Komunën e Gjilani që të shterim të gjitha mundësit e mundshme, që stafi i shëndetit primar çdo ditë të jetë në hap me zhvillimet në shëndetësi.

Ne këtë jemi duke e bërë në të mirën e shëndetësisë së kësaj ane dhe për një shërbim më të mirë për qytetarët, ngase edhe misioni ynë është të shpëtojmë jetë. Avancimi i profesional i stafit shëndetësorë në përgjithësi në nivelin primar, do të thotë pastaj një garanci e suksesit të shëndetësisë në përgjithësi”, tha ai .

Sipas tij sistemi shëndetësor primar, mbetet bërthamë e organizimit, për parandalimin e shumë sëmundjeve, ofrimin e përkujdesjes dhe ngritjes e vetëdijesimit të shoqërisë tonë, andaj çdo trajnim i organizuar për përsosje të shërbimeve dhe për më shumë njohuri dhe praktika në këtë lëmi është një sukses më tepër në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Edhe tani ne jemi duke ofruar shërbime mjaft cilësore, por pas këtij trajnimi ne sigurisht që do të bëjmë edhe ndryshime të tjera sa i përket dhënies së shërbimeve, përfundoi ai. /rajonipress/