Fundamenti

Sislej Xhafa përfaqëson Italinë në Bienalen e Venecias

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Kur në vitin 1997, Sislej Xhafa, i veshur si futbollist, me një flamur shqiptar në shpinë dhe me një top futbolli nëpër këmbë do të krijonte “Pavijonin Klandestin”, në edicionin e 39-të të Bienales së Venecias, institucionet italiane do ta quanin këtë një “ndërhyrje të ashpër” në një “agjendë artistike”.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, artisti kosovar me famë botërore, është ftuar të jetë pjesë e pavijonit të Italisë në edicionin e 55-të të Bienales së Artit në Venecia.

Xhafa është i vetmi artist jo italian që është ftuar të jetë pjesë e ekipit prej 13 artistësh elitë të Italisë, që me veprat e tyre do t’i hyjnë kërkimit mbi identitetin kulturor të Italisë dhe artit bashkëkohor italian. Kjo është hera e parë që Italia bën një përjashtim të tillë. Franca e Gjermania e kishin bërë këtë me artistin shqiptar Anri Sala dhe atë kinez Ai Wei Wei.

Ky për Xhafën është një mision i kompletuar i perfomancës klandestine në Bienale 16 vjet më parë.

Hidromorava

“Është interesant. Është një pranim i asaj performance, një përkrahje dhe tregon një prezencë të atij aksioni edhe në ditët e sotme, ani pse jemi në një kohë krejt tjetër, në atë të artit bashkëkohor”, ka thënë Xhafa, për “Kohën Ditore”.

Lista e 14 artistëve që do ta kenë barrën e prezantimit të artit italian në ngjarjen më të madhe të artit në Evropë, është publikuar të mërkurën. E prania e Xhafës në një listë të tillë të artistëve ka bërë që debati mbi Pavijonin e Italisë në Bienale të fokusohet tek artisti kosovar. “Ekziston edhe një koncesion transnacionalist, i cili duket shumë popullor në perspektivën e Bienales, e që ka të bëjë me ftesën e bërë Sislej Xhafës, i cili, ani pse gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me Italinë, është një artist kosovar, i cili tashmë ka pasur paraqitjet e tij në Bienale”, ka shkuar “Art Tribune”.

Por Xhafa thotë se nuk e di arsyen se përse e kanë ftuar.(koha)