Sipas Limajt, protesta e djeshme i ka dhënë dy mesazhe

Madhështore dhe më masivja deri më tani, e ka vlerësuar protestën e djeshme kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Sipas tij, protesta e djeshme ka qenë paqësore dhe se ka përçuar dy mesazhe kryesor
“Ishte me mesazhe të qarta, protestë madhështore e paqësore dhe askush dhe asgjë nuk mund të zbehë madhështinë e asaj proteste. Dje në sheshet e Prishtinës u dhanë 2 mesazhe. E para se Kosova është aktive, nuk pranon të qeveriset nga një qeveri që e ka shkelur kushtetutën dhe e dyta, mesazhi jonë është për qeveritarët populli ka hequr besimin, populli nuk pranon që ju të vazhdoni të qeverisni”, ka thënë Limaj.
Duke iu drejtuar krerëve të parive në pushtet, Isa Mustafës e Hashim Thaçi, Limaj ka thënë se kërkojnë dorëheqjen e tyre.
“Të dalim sa më shpejt nga kjo krizë politike, vendi të shkojë në zgjedhje dhe kështu të bien të dyja ato marrëveshje që kanë qenë në kundërshtim dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me interesat e Kosovës”, tha ai.
Limaj shoti se e gjithë ajo që ka ndodhur dje mjaftueshëm tregon se kjo Qeveri përveç që është shkelëse e kushtetutës, gjithashtu ka humbur edhe mbështetjen popullore edhe legjitimitetin.
Ai potencoi se pavarësisht propagandës, shpifjeve, tendencave për frikësim, askush nuk mundet që t’i ndalë qytetarët e Kosovës në mbrojtje të shtetit dhe të Kushtetutës së vendit.