UBT

Sipas LDK-së,gruri në Gjilan ende korret me autokombajna të ZMAJ-it

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan -Këta autokombajna janë prodhim i viteve të 80-ta, dhe për shkak të vjetërsisë shkaktohen humbje të mëdha gjatë procesit të korrjeve, e të cilat humbje nëse janë mbi 5 % nuk arsyetohen.

Sektori i bujqësisë së LDK-së në Gjilan ka paarqitur disa shqeëtsime ,por edhe ka dhënë propozime konkrete reth korrje shirjeve dhe disa segmenteve tjera që lidhej me këtë fushë.

Ramiz Ramadani përgjegjës i këtij sektori tha se për shkak të kushteve klimatike, temperaturave shumë të larta gjatë muajit qershor, pritet që fushata e korrje-shirjeve këtë vit të filloj më herët se zakonisht.

“Duke e vlerësuar se kultura e grurit është e një rëndësie të veçantë, qoftë nga sipërfaqja që përfshin ¼ e tokës punuese që ka komuna e Gjilanit, qoftë edhe nga rëndësia ekonomike, po edhe strategjike, kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira në këtë fushatë mobilizim të plotë për grumbullimin e çdo kokrre të grurit” tha Ramadani.

Sipas tij fatmirësisht Gjilani ka kapacitete të mjaftueshme pranuese dhe përpunuese të sasisë së grurit të prodhuar dhe tre mullit ekzistues janë të vendosur në atë mënyrë që bujqve ju ofrojnë qasje të lehtë.

Ramiz Ramadani nga sektori i bujqësisë tha se edhe numri i autokombajnave që mund të angazhohen në fushatë, në komunën e Gjilanit është rreth 60 sosh, të cilët përgjithësisht janë të teknologjive të vjetruara dhe kryesisht janë të tipit ZMAJ.

“Këta autokombajna janë prodhim i viteve të 80-ta, dhe për shkak të vjetërsisë shkaktohen humbje të mëdha gjatë procesit të korrjeve, e të cilat humbje nëse janë mbi 5 % nuk arsyetohen”.

Për shkak të vjetërsisë së autokombajnave dhe mundësive të kufizuara buxhetore të kombajnerëve për t`i mirëmbajtur këto makineri, humbjet janë shumëfish më të mëdha.

Prandaj, kërkojmë nga Drejtoria e bujqësisë të formoj komision profesional që do të vlerësoj gjendjen teknike të secilit autokombajnë dhe aftësinë e tyre për të marrur pjesë në fushatë. Në komision të përfshihen njohës të automekanikes ose kombajnerë me përvojë, përfaqësues të shërbimit të zjarrfikësve, përfaqësuesi i zyrës së inspeksionit për preventivë kundër zjarrit dhe ekspert tjerë të bujqësisë.

Me qëllim të zvogëlimit të humbjeve në kondita të lejueshme dhe për arsye të çmimeve shumë të larta të pjesëve rezervë, është i domosdoshëm subvencionimi i këtyre pjesëve për autokombajna tha Rapuca.

Eco Higjiena

Subvencionimi duhet të bëhet me prioritet për pjesët rezervë që drejtpërsëdrejti ndikojnë në zvogëlimin e humbjeve si: sitat domosdoshmërish t’ju ndërrohen pjesës dërmuese te kombajnave, ngase për arsye të çmimit të lartë ato kryesisht saldohën dhe kështu ndikojnë në hedhjen e grurit në tokë.

Ramadani tha se subvencionimi i naftës për autokombajna duhet të jetë i plotë dhe tu dedikohet vetëm autokombajnave të përfshirë në fushatë. Subvencionimi i tanishëm i naftës është 25 % e vlerës së çmimit dhe ne mendojmë se kjo duhet të rritet deri në 50 %, për arsye të çmimit shumë të lartë të naftës në treg.

Gjithashtu, edhe kufizimi i sasisë së naftës në 1200 litra / për autokombajnë, është gjysmak dhe kur përpjesëtohet me 25 litra shpenzime këto për një hektar, del se një kombajner mund të korrë 48 ha me këtë sasi të naftës së subvencionuar. Që subvencioni të jetë i plotë dhe efektiv, kjo sasi e naftës duhet të dyfishohet.

Ramadani ka apeluar tek të gjithë bujqit që pas korrjes, hamulloret mos të ndizen, ngase është e dëmshme për botën e gjallë dhe mikroorganizmat që kanë rol të rëndësishëm në zbërthimin e materieve organike në ngastrat e tyre, e rrezikshme për fqinjët e tyre dhe e sanksionueshme me ligj.

Ramadani ka paraqitur edhe disa shqetësime të qytetarëve në lidhje me disa zhvillime të fundit në sektorin e bujqësisë.

Në fillim të muajit qershor Drejtoria për bujqësi realizoi një projekt të mbështetjes së bletarëve me shtëpiza për bletë në vlerë prej 10.000 €. Edhe pse në komunën e Gjilanit ekzistojnë dy shoqata të bletarëve ato u shpërfillën plotësisht me qëllim të manipulimit me këto shtëpiza.

Sipas informatave tona shtëpiza ju janë dhënë edhe atyre bletarëve që kanë përfituar nga Ministria dhe nuk ka pasur një shpërndarje të barabartë edhe me ata që kanë përfituar nga Caritasi i Luksemburgut, pra shpërndarja është bërë pa kritere dhe me mungesë të plotë të transparencës.

Shqetësimi tjetër ka të bëjë me projektin e drunjve dekorativ, i shndërruar tashmë në një projekt fantom, që askush nuk e dinë se si dhe kur do të përfundoj.

Jemi dëshmitar që drunjtë e mbjellur në qendër të qytetit, u ndërruan natën dhe pa asnjë shpjegim. Kjo mënyrë jo transparente e veprimit është vazhdimësi e një projekti ad hoc, të pa planifikuar dhe me çmim totalisht të pa arsyeshëm ( 251.493,40 € ), dhe pas këtyre veprimeve që kanë kosto buxhetore kjo vlerë edhe më tutje do të rritet.

Kërkojmë nga Drejtoria e bujqësisë, që për hir të transparencës të njoftoj qytetarët për shkaqet që e kanë imponuar ndërrimin apo zëvendësimin e këtyre drunjve tha Ramadani./rajonipress/