Fundamenti

Sinjale për zgjedhje në pranverë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kadri Veseli ka përsëritur qëndrimin e tij se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse subjektet politike arrijnë marrëveshje për një gjë të tillë. Kjo deklaratë vlerësohet si sinjal i qartë për zgjedhje të reja, të cilat sipas opozitës dhe analistëve mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, e ka përsëritur qëndrimin e tij se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse subjektet politike arrijnë marrëveshje për një gjë të tillë.

Kjo deklaratë po vlerësohet si sinjal i gatishmërisë së PDK-së për zgjedhje të reja, në kohën kur edhe subjektet opozitare vazhdimisht po kërkojnë zgjedhje.

Aktualisht vetëm në Lidhjen Demokratike e Kosovës(LDK) hezitojnë të flasin për zgjedhje të reja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

GRANDEMALL

Por, edhe në të kaluarën vendi ka shkuar në zgjedhje në momentin që partneri i madh i koalicionit ka shprehur vullnetin për një gjë të tillë.

Kështu sipas subjekteve opozitare dhe analistëve zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” se koalicioni nuk është duke kërkuar zgjedhje.

Sipas tij, Kadri Veseli vetëm nuk po e mohon mundësinë e zgjedhjeve nëse ka konsensus./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.