GRANDEMALL

Sindromi i çallamxhinjve te derzhavni imamët!

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Isuf Bajrami – Kohëve të fundit, sindromi i Çallmxhinjve të derzhavni imamëve të Sanxhakut, po hetohet edhe te disa pjesëtarë të Bashkësisë Islame të Bujanocit gjatë protestave të fundit në rajonin e Preshevës.

Kjo dukuri ka zënë fill, që nga bashkëngjitja e Këshillave të Naim Tërnavës, nga Lugina e Preshevës në Meshihatin e derzhavni imamit-Zurkoliqit të Sanxhakut. E gjithë kjo u bë me lejen e Tërnaves, me qëllim që Zurkoliqi t’i prezantojë interesat e derzhavni imamëve të Luginës administrativisht në Serbi. Që nga ajo kohë, kanë filluar elementet e ideologjisë dhe kulturës sllavo-boshnjake të depërtojnë në kulturën dhe traditën e “shqiptarëve” të Luginës së Preshevës.

Për opinionin, janë të njohura incidentet e Sanxhakut, në vitin 2007, të nxitura nga Muamer Zurkoliqi, i cili në ekstremitet e ka politizuar fenë, duke mos e kursyer as në proceset zgjedhore lokale, parlamentare e presidenciale në Serbi.

Këto elemente fetare të fokusuara në proceset zgjedhore me flamuj, simbole, çallma, duke mos përjashtuar edhe derzhavni imamët e Luginës së Preshevës, për të garuar në një shtet jo demokratik sllavo-ortodoks (besim i politizuar). Absurd i llojit të vetë!
Disa derzhavni imamë të Luginës, ishin pjesëmarrës në këto procese zgjedhore jo vetëm për ta mbështetur Zukurliqin në zgjedhjet presidenciale në Serbin e shumë masakrave në Kroaci, Bosne e Kosovë, por edhe të aktiviteteve në Luginë.Qoftë për zgjedhjen e Këshillit Nacional që në fakt është anti-nacional, qoftë në protesta, qoftë në homazhe me qirinj të ndezur, që nuk është në traditën e besimit islam.

Ndikimi i Çallmave të derzhavni imamit të Sanxhakut në Luginë, krijoi një përçarje të madhe mes imamëve në këtë rajon e që gjente përkrahjen edhe të Riza Halimit- telallit të Beogradit, profiteri më i madh i kësaj katastrofe.

Paraqitja e sindromit të politikës së derzhavni imamit të Sanxhakut dhe politikës së laramanëve në Luginë, mori hov në protestat e organizuara pas burgosjeve të ish ushtarëve të UÇPMB-së, një ditë para zgjedhjeve të majit të vitit 2012, të motivuara nga telalli i Beogradit Riza Halimit dhe partnerët e tij politikë.

E gjithë kjo u bë sipas marrëveshjes së derzhavni imamit Zukurliqit me Halimin. Derzhavni imamët e Luginës ta ndihmojnë Zukurliqin në zgjedhjet presidenciale serbe, ndërsa ata të derzhavni imamit të Sanxhakut Riza Halimin në zgjedhjet parlamentare serbe(sigurimi i votave).

Fundamenti

Këto veprime të politikës së derzhavni imamit Zurkoliq te derzhavni imamët e Luginës, janë reflektuar negativisht te Qeveria e Beogradit. Kur dihet se politika e qytetarëve të Sanxhakut ka dallim me politikën e derzhavni imamëve të Beogradit , sikur nata me ditën, ngase Sanxhaku Serbinë e njeh si shtet të dhunshëm njëjtë si edhe qytetarët nga Lugina !

Sa për ilustrim kemi protestën kushtuar heqjes së Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, në të cilën protestë më shumë kishte derzhavni-hoxhallarë me çallmë nga Bujanoci, të cilët pa turp fotografohen para qirinjve të ndezur te pllaka përkujtimore, praktikë kjo e cila shkon ndesh me predikimet islame, por qëllimi ishte dukja e derzhavni imamëveçallamxhinjë, pas idesë që Lapidari të zhvendoset në xhami, për t`ia vërtetuar fjalët patronit të tyre kryeministrit serbë Ivica Daçiq i cili ato ditë i barazoj dëshmorët e UÇPMB-së me Al Kaidan .

Një dukuri, gjithashtu, negative është vërejt në Bujanoc me braktisjen e derzhavni imamëve nga Mevludi, në shenjë “solidarizimi” me rastin e heqjes së Lapidarit nga xhandarmëria serbe.

Çfarë ironie, të gjithë e dinë se gjatë kohës luftarake të UÇPMB-së, Ragmi Destani e la imamllëkun e xhamisë së Lluçanit për të ikur si “refugjatë” në Gjilan.

Përkundër ftesës së xhematit, që të vijë me rastin e rënies heroike të luftëtarit të lirisë Artan Abazit, në luftimet me paramilitarët serbë në Zonën e Lluçanit. Kur duhej për ta përgatitur ceremoninë e kufomës së këtij dëshmori, ai nuk erdhi. Po ashtu, nuk erdhi as kur e ftuan ushtarët e UÇPMB-së për ta falë ditën e Bajramit në Lluçan, dhe për këtë në atë ditë, nga minarja e xhamisë është dëgjuar këngë dhe muzikë shqip.

Tani paraqitja e këtyre derzhavni imamëve me çallmë në protesta, duke derdh lot krokodili para qirinjve të ndezur, është një demagogji e llojit të vetë, si dhe është politikë e sindromit të derzhavni imamit Zurkoliq i cili e përdorë çallmin si mjet për të realizuar qëllimet personale duke u fsheh politikën serbomadhe pas uniformës fetare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.