Fundamenti

Sindikata shndërrohet në Shoqatë Sindikale të Pensionistëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mbi 31 anëtar të kësaj shoqate në një Kuvend të jashtëzakonshëm e kanë rishqyrtuar emrin e organizatës duke e shndërruar nga Sindikata e Pensionistëve në Shoqatë Sindikale. Kryetar i saj sërish është zgjedhur Muharrem Bajrami, nënkryetar Hajdin Sadiku dhe Elmaz Elmazi.

Dikur quhej Sindikata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, kurse nga dita e hënë ajo tani quhet Shoqatë Sindikale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës. Kështu kanë vendosur 31 delegatë në një Kuvend të Jashtëzakonshëm i cili me shumicë votash për kryetar sërish ka zgjedhur Muharrem Bajramin dhe dy nënkryetarët Hajdin Sadiku e Elmaz Elmazi.

Kuvendi ka zgjedhur edhe kryesinë prej 11 anëtarëve kurse kryetare e Forumit të Gruas është zgjedhur Hanumshahe Lipovica. Në Kuvendin e jashtëzakonshëm për punën katër vjeçare ka folur Muharrem Bajrami i cili ka dhënë një raport të detajuar për punën e mirë që kanë bërë duke ndihmuar familjet e pensionistëve të cilët sipas Bajramit ndodhen në pozitë të mjerueshme.

ZN

Bajrami ka akuzuar institucionet ndërkombëtare e vendore të cilat sipas tij e kanë lënë këtë kategori pa mbrojtje ligjore. “Burokracia e UNMIK-ut dikur dhe tani e institucioneve të Kosovës kanë shkelur vazhdimisht normat kushtetuese juridike, duke shkelur edhe mbi dinjitetin e njeriut, dhe të drejtën për të jetuar”. Bajrami tha se është e domosdoshme që të merren masa urgjente për të eliminuar padrejtësitë që u janë bërë kësaj kategorie.

Kreu i kësaj shoqate të re tha se përkundër situatës së rëndë dhe në mungesë të përkrahjes institucionale ata kanë vizituar të gjitha familjet skamnore në Gjilan e rrethinë, ku numri i tyre arrin në mbi 200 raste të rënda.

Bajrami ka kërkuar edhe njëherë që të gjitha institucionet e Kosovës ta trajtojnë ndershmërisht rastin e pensionistëve kosovarë. “Ne ende vazhdojmë të përkrahim pensionistët skamnorë ku vetëm viteve të fundit kemi ndihmuar mbi 200 raste me miell, vaj, sheqer, veshmbathje etj. Për të gjitha festat kombëtare ne nuk hezitojmë t`i thërrasim këto familje, t`i vizitojmë dhe tu shpërndajmë ndihma për tu solidarizuar me ta” tha Bajrami./rajonipress/

Mund të ju interesoj: