Fundamenti

Sindikata kërkon ndërprerjen e privatizimit të PTK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së i fton të gjithë ata që mendojnë se procesi i privatizimit duhet menjëherë të ndërpritet, t’i bashkëngjiten në protestën, e cila do të mbahet të enjten, më 14 mars. Në komunikatën për media FSP thekson arsyet se pse duhet menjëherë të ndërpritet procesi i privatizimit të PTK-së.

Sipas sindikatës, procesi i privatizimit në këtë kohë dhe në këto rrethana është i papranueshëm për punëtorët e PTK-së dhe duke u bazuar në shumë deklarata publike të qytetarëve të Kosovës edhe për shumicën e qytetarëve të Kosovës.

“Fakti se këtë proces e udhëheqin ata të cilët e kanë nënshkruar kontratën skandaloze për shitje të distribucionit të KEK-ut, na bënë edhe më skeptik se shitja e PTK-së do të është e dobishme për punëtorët e PTK-së dhe shtetin tonë. Procesi i privatizimit të PTK-së është i kundërligjshëm sepse nuk ka bazë ligjore. Nuk ka vendim të plotfuqishëm të kuvendit për miratimin e procesit të privatizimit”.

Mobi Casa

FSP thekson se ky proces duhet të ndërpritet sepse shumica e privatizimet në Kosovë deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme, kanë ndikuar në rritjen e numrit të papunëve dhe rritjen e varfërisë në Kosovë.

“Ky proces duhet të ndërpritet sepse bartës të këtij procesi është qeveria e cila në radhët e veta ka qeveritarë të cilët aktualisht po hetohen për krim të organizuar dhe korrupsion. Procesi i privatizimit të PTK-së duhet të ndërpritet deri sa të kryhet disa qindra procese gjyqësore, të cilat drejtpërdrejt e dëmtojnë këtë proces, sikur që janë procesi penal kundër kryetarit aktual të bordit të drejtorëve të PTK-së Rexhë Gjonbalaj dhe ish kryeshefit z. Shyqyri Haxha, si dhe qindra procese gjyqësore ku pala e paditur është PTK-ja”, thuhet në komunikatën e FSP-PTK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.