Uji Dea

Sindikalistët kërkojnë largimin e Ejup Qerimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeshefit ekzekutiv të Postë Telekomit të Kosovës (PTK), Ejup Qerimit, po i kërkohet largimi nga pozita, siç thuhet, për shkak të shkeljeve dhe skandaleve të njëpasnjëshme të tij.

Sipas një komunikate për shtyp të lëshuar nga Sindikata Profesionale e Punëtorëve (SPP) të PTK-së, Ejup Qerimi ka krijuar ambient të diskriminimit, pakënaqësisë me pasoja shumë të mëdha të destabilizimit të dy kompanive, duke injoruar angazhimin, djersën dhe mundin e rreth 1000 punëtorëve të Postës së Kosovës.

SPP po ashtu është deklaruar se ndjen keqardhje për anulimin e vendimit të kryeshefit ekzekutiv nga ana e Bordit të Drejtorëve të PTK-së dhe Aksionari për bonuset e punëtorëve në “Vala”-s dhe Telekom, ku sipas gjendjes së krijuar tashmë, siç thonë ata, kryeshefi i ka mashtuar edhe punëtorët e PTK-së, për çka si SPP do të kundërshtojnë kthimin e banuseve.

Eco Higjiena

”Kryesia e SPP-së për shkak edhe të shkeljeve dhe skandalave të njëpasnjëshme të kryeshefit ekzekutiv Ejup Qerimi, do të kërkojë largimin e tij nga PTK-ja me qëllim të eliminimit të diskriminimit të punëtorëve dhe realizimin e bonusit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sipas tyre, Qerimi ka bërë diskriminim e punëtorëve në ndarjen e bonusit në dhjetor të vitit 2012, ka krijuar pakënaqësi ndërmjet punëtorëve, ka bërë destabilizimin e kompanive për shkak të qasjes dhe vendimeve diskriminuese ndaj punëtorëve, ka shkaktuar humbjen e kredibilitetit dhe imazhit të kompanive, ka mungesë të energjisë dhe kapacitetit për menaxhimin e çështjeve ditore operative të PTK-së. Qerimi, po ashtu, sipas tyre, e ka të pamundur t’i mbulojë përgjegjësitë në PTK, duke mbajtur dy pozita në dy institucione, konflikt të interesit të vërtetuar nga Gjykata.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.