RCCOLA

Sinani: Viti 2014 do të jetë më i mbarë për qytetarët e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, duke ua uruar ndërrimin e moteve të gjithë qytetarëve të komunës së Kamenicës, si edhe atyre që janë në diasporë thotë se viti 2014 do të jetë më i mbarë për këtë qytet. Së bashku do të bëjmë përpjekje që ta normalizojmë jetën në Kamenicë dhe t`i kthehemi projekteve tona të përbashkëta ka thënë ai.

Begzad Sinani pos urimit më të mirë për qytetarët e Kamenicës dëshiron që viti që po vjen të shënojë një kthesë të mbarë për të gjithë. “Le të realizohen planet dhe dëshirat tuaja, si dhe planet tona institucionale për të mirën e të gjithëve qytetarëve. Të punojmë së bashku dhe të jemi aktiv në ndërtimin e jetës institucionale në këtë qytet” ka thënë Sinani, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Sinani thotë se ndonëse e ka gjetur Komunën në borxhe e projekte të papërfunduara ai është i bindur se viti 2014 do të jetë me më shumë fat, më shumë suksese por edhe punë ekipore.”Ne jemi zotuar se do të punojmë për të mirën e qytetit dhe këtë premtim do ta bëjmë realitet vetëm me ndihmën e qytetarëve” tha Sinani./rajonipress/