Sinani: Velekinca kjo vatër e investimeve (mërrcinave) infrastrukturore!

Gjilan – Përfundimisht ky lokalitet si vendbanimi më i vjetër i Komunës së Gjilanit po bëhet i pa banueshëm, nga vendimet e çoroditura si kjo, dhe ato që kanë ndodhur më përpara që e kanë kontaminuar skajshmërisht nga ata që thirren kinse po bëjnë punë t’hajrit ka shkruar i revoltuar Sabedin Sinani.
Kuvendi Komunal i Gjilanit me shumicë votash ka votuar për vazhdimin e projektit “Tregu i Kafshëve” në fshatin Velekincë edhe përkundër kundërshtimit dhe peticionit me mbi 400 nënshkrime të banorëve që jetojnë aty. Duhet ta informojmë opinionin që po në atë lokacion, ka qenë e paraparë të ndërtohet stadiumi mbështetës i futbollit me të gjitha standardet e FIFA-s. Ky projekt sportiv u zhvendos në lokacion tjetër, arsyen pse e dinë ata që kanë qenë të përfshirë në këto allash vereshe, pra bëhet fjalë për anëtar të kuvendit komunal, nga radhët e PDK-së dhe LDK-së.
Më përpara deponia e mbeturinave, mandej varrosja e qenve të ngordhur, tash tregu i kafshëve, dhe në radhë edhe ferma e qenve.
Përfundimisht ky lokalitet si vendbanimi më i vjetër i Komunës së Gjilanit po bëhet i pa banueshëm, nga vendimet e çoroditura si kjo, dhe ato që kanë ndodhur më përpara që e kanë kontaminuar skajshmërisht nga ata që thirren kinse po bëjnë punë t’hajrit ka shkruar i revoltuar Sabedin Sinani./rajonipress/