Sinani veç në teren, inspekton të gjitha projektet

Kamenicë – Begzad Sinani ka vazhduar me inspektimin e punimeve edhe në fshatin Strezocë. Sinani është shprehur i kënaqur me punimet dhe ka thënë se po i përmbush obligimet ndaj qytetareve.
Begzad Sinani po vazhdon të përcjellë projektet e realizuara dhe ato që janë në fazën finale sidomos rregullimi i infrastrukturës në fshatra të ndryshme të kësaj komune.
Sinani ka thënë se po i përmbush obligimet ndaj qytetareve derisa ka inspektuar punimet në Strezocë.
Sinani siguroi qytetarët e këtij fshati se Komuna do të përmbushë obligimet që ka ndaj qytetarëve si dhe do të punojë pa ndalur për ofrimin e kushteve më të mira në infrastrukturë rrugore, por edhe të tjera. /rajonipress/