RCCOLA

Sinani vazhdon të promovojë projektet gjatë qeverisjes së tij komunale

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Rregullimi i parkut në qytet prapa banesave, zgjerimi i hapësirave gjelbëruese në qytet, premtim që e kam mbajtur. Sot shihen familje që me kënaqësi argëtohen në këtë park ka kujtuar Sinani.

RCCOLA

Sinani nuk është ndalur me kaq duke treguar edhe për një storie interesante. “Në fushatën elektorale më 2013, për Kryetar të Komunës, në tubimin elektoral, para qytetarëve në Roganë pata thënë e premtuar se “Shkollë në Roganë mund të ndërtojnë vetëm Hashim Thaqi e Begzad Sinani. Këtë premtim e realizuam me përpikëri. Ndërtimi dhe funksionalizimi i shkollës së re “Sejdi Kryeziu” në Roganë. Realizimi i këtij projekti kapital, storie e suksesit në këtë mandat. Komisioni Evropian u tregua i kujdesshëm ndaj kërkesës sonë” ka shkruar Sinani./rajonipress/