Sinani thotë se Malësia e Gollakut ka kushte ideale për zhvillimin e bujqësisë
Kamenicë – Begzad Sinani të enjten ka vizituar plantazhin e pemëtarisë në fshatin e thellë të Malësisë së Gollakut konkretisht në fshatin Zajqec të Komunës së Kamenicës.
Sinani kur ka parë pemët e mbjellura dhe të kultivuara në mënyrë profesionale ka shkruar me mjaft emocione:”Është interesant se nga një tokë e lenë djerrinë, 15 h janë shndërruar në tokë pjellore që kultivohen pemët si mollë, dardhë e vishnje. Malësia e Gollakut, është vërtetuar se ka kushte ideale për zhvillimin e bujqësisë. Komisioni komunal për intervenim të rrugëve lokale do të intervenoj në rregullimin e rrugës që dërgon në këtë pemishte me qëllim të krijimit të qasjes në rrugë kryesore” ka shkruar Sinani./rajonipress/


