Mobi Casa

Sinani takon krerët e BIK-ut

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i komunës Begzad Sinani ka pritur të martën kryetarin dhe Sekretarin e BIK të komunës së Kamenicës, Eshtref Cakolli dhe Milaim Behlulin.

Kryetari i BIK-ut, Eshref Cakolli e ka informuar Sinanin rreth ndërtimit të objektit të administratës së kësaj bashkësie, pasi që i kanë siguruar mjetet financiare.

Kuvendi i kaluar ia ka ndarë një parcelë për shfrytëzim për nevojat e kësaj bashkësie.

Eco Higjiena

Kryetari Sinani, kërkoi që të vërtetohen procedurat, se a është ndërtimi i atij objekti në kundërshtim me planin urbanistik të qytetit.

Sipas sekretarit të BIK-ut Milaim Behluli edhe njëherë e kanë vërtetuar dokumentacionin në drejtoritë përkatëse, ku gjithçka kishte qenë në rregull dhe së shpejti do t’ia fillojnë realizimit të projektit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: