Sinani: Qytetarët e Dardanës meritojnë qeverisje më të mirë

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Begzad Sinani, kandidat për kryetar të komunës së Dardanës, para qytetarëve të Lagjës Qendra shpalosi projektet që do ti realizojë në mandatin 4 vjeçar me qeverisjen e koalicionit PDK, AAK, AKR.

Partia Demokratike e Kosovës me aleatët e koalicionit AAK, AKR, të dielen në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” ka mbajtur një tubim elektoral, ku janë shpalosur projektet atraktive që do ti realizojnë në mandatin 4 vjeçar të qeverisjes me koalicionin AAK dhe AKR. Në takimin e sotëm morën pjesë udhëheqja e PDK-së me në krye kandidatin për kryetar të komunës së Dardanës, zotëri Begzad Sinanin, kryetari i degë së AAK-së, zotëri Lulzim Leci dhe kryetari i degës së AKR-së zotëri Fatmir Matoshi.

Në fillim të takimit, Uran Berisha, ekspert i inxhinierisë nga radhët e PDK—së, shpalosi në sllajde projektet atraktive që do të realizohen në mandatin 4 vjeçar të koalicionit qeverisës.

Kandidati për kryetar të komunës së Dardanës, Begzad Sinani, para qytetarëve tha se koalicioni PDK, AAK dhe AKR, janë duke i dhënë inkurajim fitores së PDK-së dhe kandidatit të sajë për kryetar të komunës së Dardanë, zotëri Begzad Sinanit. “Unë ndihem krenar që kemi bashkuar forcat pas 14 vjetësh dhe se ky është sukses i yni dhe një e arritur e jona që prej 1 dhjetorit ta kemi një gjeneratë të re në udhëheqje komunale, siq janë zotëri Lulzim Leci dhe Fatmir Matoshi”

Sinani ka thënë se vota e qytetarit do të respektohet sikurse edhe vota e AAK-së dhe AKR-së. “Nuk do të bëjmë përjashtime as me votues të subjekteve tjera, por ne kemi vendosur bashkërisht të hyjmë në një projekt të përbashkët për një qëllim, që të qeveriset komuna më mirë dhe se atë qeverisje ta meritoni ju më parë, dhe se qeverisjen e mirë e meritojnë qytetarët e komunës së Dardanës”, ka thënë Sinani.

Sipas tij, motivi kryesor është krijuar nga një trup i përbashkët, ku do të bashkohen kapacitetet profesionale, politike e morale për të qeverisur më mirë.

“Edhe sot e kësaj dite, temë diskutimi në qendrën e Dardanës, është problemi me ujë të pijshëm sikurse edhe jeta e qytetarëve në ndërtesat e qytetit. Unë po hy në një mandat të përgatitur me përgjegjësi të plotë, me detyra që të bëjmë më mirë diçka për qytetarë të Dardanës. Unë si kryetar i ardhshëm i komunës nuk do të më vije vështirë të pres në hollet e ministrive të qeverisë së Republikës së Kosovës, për të mirën tonë dhe për të mirën e qytetarëve të komunës së Dardanës”, ka thënë Sinani.

Uji Dea

Ai ka bërë të ditur se në takimet e tija nëpër lagjet e komunës, ishte informuar se ka shumë mangësi që nuk i ka ditur as gjysmë e problemeve që e preokupojnë qytetarët e komunës në lokalitetet e ndryshme të qytetit. “Të gjitha projektet që do ti realizojmë qofshin ato në lokalitete apo qendër të qytetit, nuk do të participojnë as edhe një cent qytetarët, sepse ata mjaftojnë të paguajnë rrymën dhe gjërat tjera jetësore të tyre”, duke shtuar se një herë e përgjithmonë po largohemi nga udhëheqjet stereotype, atyre që iu ka kalue koha dhe se 14 vite na kanë mbetur mbi kokë. Ju me votën tuaj me 1 dhjetor do ta bëni ndryshimin, do ta largoni injorimin, arrogancën e tyre dhe se nga 2 dhjetori e tutje qyteti i Dardanës, do të jetë prioritet i partnerit politik për zhvillim, sjellje e donacioneve dhe investitorëve etj. Unë do të ju mbështes rekomandimet tuaja dhe se ato do të mbështeten nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, nga donatorë dhe investitorë të jashtëm.

Ne po hyjmë në një qeverisje me potencialin, kadrovik, profesional, politik për tu udhëhequr komunën në mandatin 4 vjeçar”, ka thënë Sinani, para qytetarëve të Dardanës.
ndërsa, kryetari i degës së AAK-së, Lulzim Leci, në fjalën e tij të rastit, ka thënë se, AAK-ja me seriozitet i ka shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta përkrah këtë koalicion dhe se për AAK-në ende nuk ka përfunduar gara. Sipas tij, “gara ende është e hapur dhe se në këtë garë jemi rreshtuar pas kandidatit për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së, zotëri Begzad Sinani”.

Sipas Lecit, të gjitha problemet që janë identifikuar me qytetarë të komunës së Dardanës, janë bashkuar me programin e AAK-së dhe me koalicionin PDK-së AKR, të cilin program sipas tij do të zbatohet bashkërisht në një qeverisje 4 vjeçare, me kryetarin Begzad Sinani. Leci ka bërë me dije se përkundër ofertës më “joshëse” nga subjekti tjetër, AAK-ja ka përzgjedhur koalicionin e AAK-së dhe ka gjetur besimin tek Begzad Sinani. Arsyeja e takimit të sotëm, sipas Lecit është, ta mbështes Begzad Sinanin, për kryetar të komunës dhe për të festuar më pas më 1 dhjetor fitoren bindëse të Begzad Sinanit, kryetar të komunës. Leci, në fund të fjalës fton të gjithë simpatizantë të AAK-së, ta mbështesin fuqishëm kandidatin e koalicionit, zotëri Begzad Sinanin, për kryetar të komunës së Dardanës.

Nga ana tjetër, kryetari i degës së AKR-së, Fatmir Matoshi, në fjalën e tij ka thënë se koalicioni PDK, AAK, AKR, do të kenë një motivim të përbashkët që të krijohen kushte më të mira për qytetarë të Qendrës së Dardanës. “Në qeverisjen 4 vjeçare, do të përkushtohemi që Qendra e qytetit të Dardanës, të ketë hapësira të shumta ku qytetarët do të kenë mundësi më shumë për hapësira”, ka thënë Matoshi, duke potencuar se qendra e qytetit ka mbetur pa investime nga ana e qeverisjes në ikje.

Sipas tij AKR-ja, në këtë garë ka vendos një koalicion për ta mbështetur Begzad Sinanin, për kryetar të komunës, për të vetmen arsye sepse, “programi ynë do të jetë pjesë e projekteve në qeverisjen e ardhshme”.

Ai ka thënë se është momenti për ndryshime dhe se kjo është mase e nevojshme për të mirën e qytetarëve të komunës së Dardanës. Ai ka ftuar elektoratin që të votojnë zotëri Begzad Sinanin, për kryetar të komunës së Dardanës, dhe se secili nga ata të japin kontributin e tyre duke dal më 1 dhjetor për të votuar, “sepse vota e qytetarëve do jetë votë e ndryshimeve pozitive dhe se me 1 dhjeto