Fundamenti

Sinani, propozon Emin Krasniqin dhe Filloreta Laknën për deputetë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ende pa u shpërndarë Kuvendi i Kosovës, Dega e PDK’së në Kamenicë ka bërë propozimet e para për listën e deputetëve.Kjo Degë ka propozuar për kandidatë për deputet Emin Krasniqin dhe Filloreta Laknën. Lexojeni njoftimin e plotë të PDK’së në Kamenicë të cilën e udhëheq Begzad Sinani.

Kryesia e Degës së PDK-së në Kamenicë i propozon Kryesisë dhe Kryetarit të PDK-së z.Hashim Thaçi dy kandidatë të mundshëm për zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2014: Emin Krasniqi – Kryetar dhe veprimtar i PDK-së nga themelimi i Degës, Magjister dhe tash në studimet e doktoratës në departamentin e gjuhësisë së përgjithshme në Universitetin ” Luigj Gurakuqi” në Shkodër tash zv.ministër i Infrastrukturës.

Uji Dea

Filloreta Lakna Rexha – Nënkryetare e Degës dhe Kryetare e Degës së Gruas së PDK-së në Kamenicë, Juriste e diplomuar dhe para mbrojtes së temës në master në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik drejtimi: Administrativ – Kushtetues, aktualisht delegate e Kuvendit Komunal në Kamenicë.
Urojmë që dy kandidatët tonë të marrin votat e duhura dhe të kemi përfaqsimin tonë në Kuvendin e ardhshëm të Republikës e Kosovës thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/