Sinani promovon projektet, Kamenica po bëhet qytet modern dhe evropian
Kamenicë – Begzad Sinani po vazhdon të promovoje projektet e realizuara nga qeverisja e tij megjithë kundërshtimet e opozitës se në Kamenicë nuk është qeverisur si duhet dhe nuk janë realizuar premtimet.
“Po përmbyllim një nga një premtimet, në të mirë të qytetarëve. Sot përfunduam edhe platon prapa ndërtesës në qendër. Komuna në bashkëpunim me Qeverinë Zvicerane, Helvetas – Demos. Falënderojmë kompaninë “Papenburg” për përfundimin e punëve në mënyrë profesionale. Jam i përkushtuar që Kamenica të jetë qytet i pastër, modern dhe Europian” ka shkruar Sinani./rajonipress/


