Eko Higjiena

Sinani promovon projektet e realizuara nga qeverisja e tij komunale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Begzad Sinani thotë se ka arritur të realizojë shumicën e projekteve që i ka premtuar. Përmes fotove ai ka prezantuar projektet e realizuara në Hodonoc e Hogosht.

Begzad Sinani po e promovon punën e tij në Kamenicë dhe projektet e realizuara në mandatin e tij qeverisës. Thotë se ka arritur t`i përmbushë dhe realizojë kërkesat e banorëve të fshatrave të Kamenicës.

Fundamenti

Sipas Sinanit qeverisja e mirë në kohën e tij dhe tani ka arritur të realizojë projekte të mira në Hodonoc. “Qeverisja e mirë, realizimi i projekteve të dukshme në shumicën e lokaliteteve. Projekti në Hodonoc si ka qen dhe si duket sot. Ndryshimi ka filluar në 2013 dhe këtë mandat po e mbylli me sukses të shkëlqyer. Të tjerat që dëgjojmë në debate janë thjesht fushatë elektorale” ka thënë Sinani.

Sinani gjithashtu ka folur edhe për investimet në lagjen “Xhaçkaj” në Hogoshtë. “Përmbushja e premtimeve në lokalitetet e Komunës së Kamenicës. Lagja “Xhaçkaj” në Hogosht: Rruga, Ujësjellësi, Rrjeti elektrik. Këto ishin kërkesat e banorëve e të kryera me sukses” ka shkruar Sinani./rajonipress/