Fundamenti

Sinani premton angazhim dhe mbështetje për komunitetet në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kamenicë – Të hënën përfaqësuesit e OSBE-se (Ekipit Komunal dhe ai për Komunitete) u takuan me kryetarin e komunës Begzad Sinani. Në këtë takim morën pjesë edhe nën-kryetari për komunitete, nën-kryesuesja e Kuvendit Komunal për komunitete dhe shefi i Zyrës për Kthim dhe Komunitete, si dhe zyrtari komunal i informimit.

Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja e çështjes për krijimin e komitetit për komunitete, si një ndër komiteteve e obligueshme.

Ky komitet, s’bashku me KPF-në do të miratohen sa më parë. Sinani ka thënë se për herë të parë minoriteti serbë i ka dy delegat të zgjedhur nga zgjedhjet e fundit.

Ai po ashtu tha se do t`i mbështesë të gjitha kërkesat e arsyeshme të minoriteteve për aktivitete të ndryshme kulturo-sportive për aq sa buxheti komunal na lejon.

Komunitetet tashmë kanë edhe përfaqësuesin e tyre nënkryetarin për komunitete si dhe zëvendëse kryesuesen e Kuvendit komunal për komunitete.

Fundamenti

Përfaqësuesja e OSBS-së Arianna Rondos, falënderoj kryetarin e komunës për pritje dhe shtoji se është e kënaqur me angazhimin dhe premtimet e tij.

Arianna Rondos, ndër të tjera tha se është mirë për afrimin e komuniteteve në shoqëri dhe shqyrtimin e kërkesave të tyre në Kuvend komunal, barazia gjinore të respektohet, dhe përfaqësuesja e barazisë gjinore të jetë në terren.

Përfaqësuesit e OSBE-së gjatë takimit kërkuan që t`i bëhet vizita në terren komuniteteve jo-shumicë me qëllim që t`i bëhet njëherit ftesë për të nominuar përfaqësuesit e tyre në komitetin për komunitete, si dhe në Këshillin Komunal për Siguri ne Bashkësi.

Po ashtu aty u kërkua edhe vizita e romeve në Berivojcë dhe Kamenicë. Pas përfundimit të takimit me përfaqësuesit e OSB-së, kryetari formoi një ekip dhe kërkoi që të vizitohen këto dy lokacione të banuara me komunitetin rom./rajonipress/