Sinani përkujton dhe uron ditën e çlirimit të komunës së Kamenicës
Kamenicë – Begzad Sinani duke uruar për ditën e çlirimit të Kamenicës 18 qershorin, ka thënë se 18 qershori 1999, është dita kur policia, ushtria dhe paramilitaret, forca të regjimit serb, përfundimisht largohen nga Komuna e Kamenicës.
Postimi i plotë i Sinanit
Të nderuar qytetarë!
Urime 18 qershori, dita e komunës dhe e qytetarëve të Kamenicës.
18 qershori 1999, është dita kur policia, ushtria dhe paramilitaret, forca të regjimit serb, përfundimisht largohen nga Komuna e Kamenicës.
18 Qershori 1999, është dita kur trupat e UÇK dhe forcat NATO – së marshuan në qytet dhe vendbanimet e lokalitetet e Komunës së Kamenicës.
Të dashur qytetarë!
18 Qershori, është dita kur për qytetarët e komunës sonë fillon një histori e re.
18 Qershori është fillimi i ndërtimit të institucioneve demokratike të komunës sonë.
18 vitet tona, ishin sfidë në ngritjen, ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve komunale.
18 vite, qytetaret dhe institucionet komunale tregun, se ne dijme dhe mund të arrijmë dhe ndërtojmë funksionim standard, efikas të institucioneve shtetërore.
Gjatë 18 viteve ndërtuam, krijuam dhe përmirësuam mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë, në të gjitha segmentet e jetës sonë si në Ekonomi, Infrastrukturë, Arsim – Infrastrukturë Shkollore, Shëndetësi, etj.
Të dashur qytetarë!
Ne sot përkujtojmë dhe nderojmë sakrificën e një populli të tërë për liri.
Ne sot përkujtojmë Dëshmoret e Lirisë, Dëshmorët e UÇK – së dhe të rënët për liri.
Ne vazhdojmë me punë, me dinjitet, në ndërtimin e Institucioneve Shtetërore të Republikës së Kosovës ka shkruar Sinani./rajonipress/


