Sinani përgëzon stacionin policor në Kamenicë
Kamenicë – Derisa policia e stacionit në Kamenicë ka paraqitur raportin e punës për vitin 2016, Begzad Sinani është shprehur i lumtur që gjatë këtij viti s`ka pasur asnjë vrasje apo aksident me fatalitet.
Sinani e ka vlerësuar të suksesshme punën dhe aktivitetin e njësisë së stacionit policorë në Kamenicë dhe e ka vlerësuar si të frytshëm bashkëpunimin në mes të këtyre dy institucioneve.
“Nga raporti i punës së policisë për vitin 2016 u pa se nuk ka asnjë vrasje apo aksident me fatalitet apo me vdekje në trafikun rrugor në Komunën e Kamenicës” ka thënë Sinani.
Sinani ka thënë se bashkëpunimi mes komunës dhe policisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen./rajonipress/


