RCCOLA

Sinani ofron bashkëpunim për “Eco –Higjienën”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, të martën ka pritur përfaqësuesit e kompanisë “Eco-Higjiena” nga Gjilani me menaxherin Gerhard Dumer.

Menaxheri i kompanisë “Eco- Higjiena”, Dumer i cili shoqërohej nga Bajram Isufi drejtor ekzekutiv, Burim Kastrati zyrtar financiar dhe Senad Rama, falënderoi Sinanin për mikpritjen, njëherit uroj suksese gjatë mandatit të kryetarit të komunës së Kamenicës.

Ai, tha se qëllimi i takimit është që ne si kompani t’ju njoftojmë për gjendjen dhe bashkëpunimin .“Komuna e Kamenicës është aksionare e kompanisë tonë me 13 %, por komuna e Kamenicës, ka bërë kërkesë që të jetë e pavarur. Ne si kompani e kemi ofruar listën e klientelës, borxhet e vjetra të gjitha asetet e kompanisë dhe të gjitha informatat që ju nevojiten si komunë” ka thënë Dumer.

Mobi Casa

Dumer ka thënë se anë të interesuar të bashkëpunojmë në çfarëdo mënyre që Komuna e Kamenicës e sheh të arsyeshme.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, tha se është i informuar për një pjesë të rrjedhave dhe është i interesuar për qartësimin dhe zgjidhjen e këtij problemi .“Komuna e ka të drejtën e menaxhimit të mbeturinave, si kryetar nuk më interesojnë ngjyrimet politike. Ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë me qëllim që qytetarët ku jetojnë të kenë shërbime më të mira dhe mirëmbajtje më të mirë për hapësira gjelbëruese “ ka thënë Sinani.

Ne do ta formojmë një komision, ku me këtë rast drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe drejtoria për Shërbime Publike, do ta zgjedh përfundimisht këtë problem ka shtuar Sinani./rajonipress/