ARKATANA

Sinani: Nuk kam zbatuar programe të partive, por politika në interes të qytetarëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Seanca e rregullt e Kuvendit Komunal, përfundoi me miratimin e të gjitha pikave të parapara, pas shqyrtimeve dhe diskutimeve nga ana e kuvendarëve. Sinani tha se nuk ka zbatuar programe të partive as të individëve, por politika që paraqesin interesat e qytetarëve, duke thënë se 93% të planit të paraqitur në fillim të mandatit para qytetarëve, bordit drejtorëve dhe kuvendit janë realizuar në bashkëpunim me këshilltarët komunal, duke i numëruar projektet kapitale të realizuara.

Seancën e udhëhoqi kryesuesi i kuvendit Bajram Dërmaku, pos këshilltarëve komunal, morën pjesë : kryetari i komunës Begzad Sinani, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e OJQ-ve nga Kamenica, anëtarët edhe përgjegjësit e disa zyrave komunale dhe mjetet lokale të informimit.

Debate te të shumta mes opozitës dhe Kryetarit u zhvilluan kryesisht në për pikat dy edhe tre. Pika e dytë , ishte :Shqyrtimi i raportit tre mujor Sh.02 Nr. 17376 dt. 07.04.2017, i buxhetit Janar- Mars 2017, dhe pika tretë: Shqyrtimi i propozim-vendimit Sh. 02 Nr. 18877 dt. 19.04.2017-të, për dhënien në shfrytëzim me qira të pronës së paluajtshme të komunës – Kompanisë “ Air Energy”, duke pasur parasysh interesin publik komunal- Kamenicë.

Në kritikat lidhur me pikën e parë, Sinani tha se nuk po zbatoj programe të partive as të individëve, por politika që paraqesin interesat e qytetarëve, duke thënë se 93% të planit të paraqitur në fillim të mandatit para qytetarëve, bordit drejtorëve dhe kuvendit janë realizuar në bashkëpunim me ju, duke i numëruar projektet kapitale të realizuara.

FIDANISHTJA

Ndërsa, opozita deklaronte se nuk janë realizuar të gjitha premtimet e dhëna. Diskutime poashtu u zhvilluan lidhur dhënien me qira të pronës së paluajtshme për kompaninë “Air Energy”, dhe mospërputhja me planin zhvillimor komunal.

Sinani pos tjerash tha se disa probleme dalin nga koha kur është aprovuar plani i tillë, që po bie ndesh me kërkesat e investitorëve. “Prandaj edhe është duke u zhvilluar procedura për të bërë disa ndryshime, për të mos u penguar investitorët e interesuar të cilët” , tha ai se janë të shumtë.

Kuvendi votoi vetëm ekstraktin, ndërsa pjesa tjetër e dokumentacionit do të kompletohet sipas procedurave. U shqyrtua edhe këto pika 4. Shqyrtimi i propozim-vendimit Sh.02 Nr. 18723 dt. 19.04.2017-të, mbi këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të personit fizik, Shqyrtimi i propozim-vendimit Sh. 02 Nr. 18933 dt. 19.04.2017-të, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Sh.01 Nr. 7407 dt. 05.03.2014-të, të komisionit vlerësues të ofertave për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim, Shqyrtimi i draft-rregullores Sh.03 Nr.18880 dt. 19.04.2017-të, për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores Sh.01.Nr.39305.dt.12.12.2016, për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe.

Në pikën pyetje për ekzekutivin, Arsim Thaçi propozoi që komuna t’i bëj një shkresë organeve kompetente për kthimin e disa prona ende të pa privatizuara nga AKP-ja, t’i kthehen komunës, ndërsa Jeton Biçkaj kërkoi që në seancën e ardhshme pike e rendit të ditës të jetë informata nga Drejtoria e Arsimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.