Sinani: Nuk do të ndalemi së investuari në infrastrukturë
Kamenicë – Begzad Sinani ka thënë se do të vazhdojë të investojë në infrastrukturë për të krijuar kushte më të mira për qytetarët e Kamenicës.
Sinani ka thënë se gjatë mandatit 2007-2009 kemi investuar në ndërtimin e objektit të shkollës në Lagjen “Malësia” në qytet, kurse në këtë mandat përmbyllëm me sukses bashkëfinancimin me DEMOS- in në ndërtimin e terreneve sportive. ”Kështu iu mundësuam nxënësve dhe mësimdhënësve kushte më të mira për mësimnxënie dhe mësimdhënie. Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë me krijimin e infrastrukturës dhe kushteve më të mira për qytetarët tanë” ka shkruar Sinani./rajonipress/

