Sinani ngushëllon familjen e policit Jahi Maliqi

Kamenicë – Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Jahi Maliqit dhe me këtë rast shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të tij duke dashur që në këto momente kaq të vështira të ndajë bashkërisht me ta dhimbjen e madhe dhe pikëllimin e thellë thuhet në telegramin ngushëllues të Sinanit.
Komuna vlerëson lart punën e tij në institucionin e respektuar të Policisë dhe në angazhimet e tij ka shkruar Sinani pas humbjes së policit Jahi Maliqi./rajonipress/