Sinani nënshkruan projekte për të furnizuar me ujë të pijshëm disa fshatra të Kamenicës

Kamenicë – Të premten Begzad Sinani ka qëndruar në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Mbrojtjes e Mjedisit ku së bashku me Ferat Shalën, ka nënshkruar memorandumin për financimin dhe përfundimin e projekteve për furnizim me ujë të pijshëm për projektet: Ujësjellësi në Koretin 43 000 €, Ujësjellësi në Koperrnicë, Kolloleq dhe Shipashnicë e Epërme 83 000 €.
Pastaj intervenimi në rrjetin e trajtimit të ujërave të zeza në Shipashnicë të Epërme e Karaqevë e Poshtme. “Do të përmbush një nga një të gjitha premtimet e dhëna para qytetarëve” ka shkruar Sinani./rajonipress/