RCCOLA

Sinani: Ndryshimet në statutin e Komunës për të zhvilluar ekonominë e Kamenicës

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka resurse të pa shfrytëzuara, por duhet një aktivitet dinamik për t’i motivuar investitorët nga diaspora e jonë e edhe të tjerë. Prandaj, kemi propozuar për ndryshime në statutin komunal, jo shtimin e drejtorive, as të punësuarve u shpreh Begzad Sinani.

Është mbajtur Debati Publik Lidhur me Ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit Komunal në Kamenicë. Debatin me qytetarë e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit komunal, Bajram Dërmaku, i cili e arsyetoi para qytetarëve të pranishëm dhe kryetarëve të Këshillave Lokale qëllimin e këtij debati.

Në debat ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Begzad Sinani, i cili tha se ideja për të t’u bërë ndryshime në statutin e komunës është e imja, nisur nga përvoja ime paraprake dhe bazuar në domosdoshmëria e tanishme, se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik përderisa vetëm një zyrtar të merret me ketë çështje.

“Duhet të veproj një ekip, duhet të ekzistoj një adresë për investitorët e donatorët e ndryshëm, se ku mund të drejtohen ata, e me kënd duhet të bashkëpunojnë. E jo gjithherë t’i drejtohen kryetarit të komunës. Komuna e Kamenicës ka resurse të pa shfrytëzuara, por duhet një aktivitet dinamik për t’i motivuar investitorët nga diaspora e jonë e edhe të tjerë. Prandaj, kemi propozuar për ndryshime në statutin komunal, jo shtimin e drejtorive, as të punësuarve “ u shpreh kryetari Sinani.

Propozimet janë dhënë për emërtimin e këtyre drejtorive: Drejtoria e Ekonomisë, Zhvillimit dhe Diasporës, Drejtoria Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektorati .

Uji Dea

Për drejtorinë e inspektoratit u tha se nuk e kishte arsyetuar ekzistimin si drejtori e veçantë. Me diskutime u paraqiten edhe qytetarët: Ramadan Ajvazi, i cili i mbështeti ndryshimet e parapara. “Unë disa herë edhe kam dhënë idenë që edhe eksperttë e ndryshëm nëse duan të kontribuojnë në çështjen e zhvillimit ekonomik për ta ndihmuar komunën duhet të kyqën vullnetarisht“.

Ndërsa Fadil Kastrati, tha se ndryshimet qenkan të qëlluara.”Kurrë nuk duhet harruar kontributin që e ka dhënë diaspora, prandaj nëse duan të investojnë duhet ta din adresën se ku duhet të orientohen për të bërë investime”.

Me diskutime u paraqiten edhe Astrit Demolli, Asllan Dermaku etj. Sinani në fund ka thënë se ka të interesuar për të investuar dhe ka përmendur pendën e Kremenates, si dhe në fusha të ndryshme.

Njëzëri u aprovua nga të pranishmit propozimi për ndryshime në statutin e komunës./rajonipress/