Sinani: Me qeverisje të mirë po sjellim investimet milionëshe në Kamenicë
Kamenicë – Ka filluar projekti i parë në regjion për energji alternative me erë nga Kompania “AIR Energy – Guris” në majën e Kitkës 1158 m lartësi.
Sinani me bashkëpunëtorë ka vizituar fazën e fillimit të punimeve të këtij projekti ai tha se ne si komunë me qeverisjen e mirë që po bëjmë kemi krijuar imazh dhe mundësi të mirë për investitorët që kanë kapital për të investuar në komunën e Kamenicës, Kuvendi Komunal, drejtoria e Urbanizmit dhe për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër kanë kryer të gjitha procedurat e nevojshme në mënyrë profesionale. “Prandaj sot ndihem jashtëzakonisht mirë që në komunën tonë po punohet në projektin 46 milion euro investime në prodhimin e energjisë alternative me erë 33 MË, nga ky projekt do të përfitojnë qytetarët tanë dhe komuna e jonë në përgjithësi”.
Zeqë Shamolli përfaqësues nga kompania Air Energy – Guris tha se projekti ka filluar dhe punët po shkojnë sipas planit dinamik. “Ky projekt i ka kaluar të gjitha fazat e testimit dhe ka dhënë rezultate shumë të mira në prodhimit e energjisë ku aktualisht kemi 60 punëtorë që janë duke punuar, derisa vlera e këtij projekti është 45 milion euro dhe parashihet të përmbyllet brenda 15-18 muajve”.
Kompania turke Guris është e përfshirë në gjithë botën ka 600 MË në Turqi, 400 MË jashtë Turqisë dhe në Komunën e Kamenicës 33 MË energji dhe parashihet të punësohen deri në 20 punëtorë me kontrata të përhershme pas përfundimit të projektit./rajonipress/


