RCCOLA

Sinani mbledh Bordin e Drejtorëve, formon katër komisione

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Begzad Sinani ka mbajtur një takim me bordin e drejtorëve për reshjet e shiut që shkaktuan vërshimet në Komunën e Kamenicës.

Drejtori për mbrojte dhe Shpëtim Faik Rexhepaj informoi bordin për rastet e intervenimit në lokacionet: Kileve, Meshine, Desivocjë, Koretin, Topanicë, Hogosht etj.

Sipas tij në Krilevë është dëmtuar rruga kryesore, një urë është prishur tërësisht, ka rrezik nga rrëshqitja e dheut kështu që duhet të intervenohet që qytetarët të mos pësojnë nga kjo situatë.

Mobi Casa

Kryetari Sinani kërkoi që të formohen katër komisione me nga tre anëtar, nga Drejtoria e Urbanizmit dëmet në infrastrukturë rrugore, nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim rural dëmet në bujqësi, nga Drejtoria për Shërbime Publike, dëmet që janë shkaktuar në hapësira publike.

Po ashtu u diskutua për mundësinë e formimit të Komitetit për Mbrojte dhe Shpëtim. Ky Komitet të jetë në gjendje gatishmërie për raste emergjente./rajonipress/