RCCOLA

Sinani kërkon nga Pal Lekaj përmbylljen e projekteve në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Begzad Sinani të mërkurën ka takuar Pal Lekajn dhe Rexhep Kadriun dhe i ka falënderuar ata për projektet e realizuara në qytetin e Kamenicës e ku investitor është edhe Ministria e Infrastrukturës.

Mobi Casa

Begzad Sinani së bashku me Faton Jakupin, Fadil Hotin dhe Liridon Beqirin, në takim me Pal Lekajn kanë kërkuar përmbylljen e projekteve në Komunën e Kamenicës nga Ministria e Infrastrukturës. “Asfaltimi i rrugës në Koperrnicë do të përfundojë sipas kontratës së paraparë. Falënderuam Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj edhe për asfaltimin e rrugës Shipashnicë e Poshtme – Shipashnicë e Epërme. Projektet e filluara do të përfundojnë sipas planit dinamik” ka thënë Sinani./rajonipress/