Eko Higjiena

Sinani kërkon nga drejtorët projekte konkrete dhe prioritetet e tyre

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Në takimin e sotëm të kryetarit Sinani me Këshillin e drejtorëve, ai ka kërkuar prej tyre që të përgatisin prioritetet e drejtorive të tyre, për ministritë përkatëse. Gjatë takimit u debatuan disa çështje të cilat kërkojnë zgjidhje, njeherit duke e përcaktuar kohën edhe përgjegjësit.

Edhe në këtë takim Sinani ka folur për problemin e ndërmarrjes publike komunale “Higjiena” e cila ende nuk e ka të definuar statusin e saj juridik, pas ndarjes nga kompania regjionale KRM “Higjiena” sha .a Gjilan .

Sinani e ka autorizuar Isuf Rrudhanin menaxher i NPL-së,” Higjiena” ndërsa Fisnik Kastratin dhe Hysen Jerliun që ta mbështesin procesin deri në pavarësimin e plotë të ndërmarrjes.

Lidhur me ish vendimin e marrë në vitin e kaluar për ndërrimin e destinacionit të bahçes, pronës së kooperativës bujqësore “Agro Produkt” nga toka bujqësore në atë ndërtimore, është kërkuar që të shikohen se a janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.

Zyrtarja e Drejtorisë së Pronës dhe Kadastrit, Naziktere Spahiu u shpreh se nuk janë respektuar procedurat në marrjen e këtij vendimi. Objekti i ndërtuar i banesës sociale me mjete të Ministrisë për Mirëqenien Sociale, qe një kohë të gjatë nuk është në shfrytëzim edhe pse punët e mëdha janë përfunduar në vitin e kaluar. Kërkesat e nevojtarëve janë të mëdha, por komuna nuk e ka bërë kyçjen e rrymës, kanalizimit dhe ujësjellësit.

Rekomandohet Drejtoria e Shërbimeve Publike që të bëj para masën dhe parallogaritë e kostos së tyre që brenda dy muajve të kryhen punët e mbetura, si dhe do të formohet komisioni për ndarjen e banesave për familjet që më së tepërmi kanë nevojë.

Mobi Casa

Është propozuar që Kuvendi të marr një vendim për dhënien e masës drusore të konfiskuar nga organet kompetente, e cila nuk është në procedura gjyqësore dhe t`i ndahet familjeve në nevojë.

Drejtori i Drejtorisë së arsimit ka theksuar problemin e shkollës së fshatit Kopernicë me problemin e ngrohjes. Sinani kërkoi një raport të përgjithshëm për dhënien në shfrytëzim të gjitha pronave komunale si dhe të identifikohen të gjitha vendimet e dhënieve të pronave komunale. Nga menaxheri i tatimit në pronë u kërkua raport se a i ka krye obligimet tatimore ndaj komunës marketi “Viva Fresh”.

Raport mbi shitjen e pronës tokësore në Kopernicë e cila është e shitur në vitin 2010. Kryetari kërkoi që të bëhet një raport për projektet e kryera në vitin 2013, si edhe për edhe ato që kanë mbetur për vitin 2014.

Drejtori i Administratës Valon Maliqi ka thënë se brenda javës do të kryhen procedurat për vendosjen e fotografive dhe simboleve shtetërore në zyra në objektet e komunës.

Lidhur me palestrën sportive e cila akoma nuk është e përfunduar u tha se duhet të përfundoj deri më 31 mars të vitit 2014, derisa përgjegjëse është Drejtoria e Kulturës Rinis dhe Sportit./rajonipress/