UBT

Sinani: Kemi zvogëluar shpenzimet komunale dhe po përfundojmë projekte kapitale

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Begzad Sinani, duke e prezantuar raportin e punës, ka thënë se qeverisja e tij karakterizohet me shumë suksese dhe pak sfida, kemi rënie të shpenzimeve komunale në disa kategori krahasuar me vitet e kaluar, gjithashtu po përfundojmë projekte kapitale dhe të njëjtën kohë nuk kemi ngecje në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve ka thënë Sinani.

Të premten është mbajtur seanca e XI-të e Kuvendi Komunal të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku dhe morën pjesë drejtorët e drejtorive komunale, përgjegjës të drejtorive, zyrtarë, OSBE-ja, shoqëria civile, në këtë seancë u morën vendime të rëndësishme dhe u trajtuan çështje të ndryshme, njëra prej pikave të rendit të ditës ishte diskutimi i raportit financiar i kryetarit Begzad Sinani për periudhën Janar – Shator 2016. Ky propozim raport u miratua me shumicë votash nga deputetët e kuvendit komunal.

Kryetari i Komunës, Begzad Sinani, duke e prezantuar raportin e punës, ka thënë se qeverisja e tij karakterizohet me shumë suksese dhe pak sfida, kemi rënie të shpenzimeve komunale në disa kategori krahasuar me vitet e kaluar, gjithashtu po përfundojmë projekte kapitale dhe të njëjtën kohë nuk kemi ngecje në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve” ka thënë Sinani.

Raporti është kritikuar nga disa këshilltarë komunal mirëpo u votua me shumicë votash, gjithashtu u propozua që të futet në rend dite edhe rregullimi i mbulimit të shpenzimeve të ceremonisë së varrimit për qytetarët e komunës së Kamenicës dhe u miratua raporti i komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale, si dhe caktimi i lartësisë për kompensimin e anëtarëve të këtij komisioni u votuan nga të gjithë këshilltarët komunal po ashtu këshilltarët komunal diskutuan dhe miratuan edhe këto pika : Propozim-Vendimi Sh.03 Nr.34200 për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme. Kërkesa e drejtorisë së Financave dhe Buxhetit për transfer të mjeteve nga kategoria ekonomike në shpenzime komunale.

Uji Dea

Miratimi i Statutit të Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë.
Miratimi i projekt propozimit Sh.02.Nr.35956 për edukimin e të papunëve nga qendra për depolitizimin e shoqërisë Kosovës.

Miratimi i draft Rregullores Sh.01Nr.34616 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Taksa,Tarifa,Ngarkesa dhe Gjoba Komunale.Për seancën e ardhshme u shtynë dy pikat e rendit të ditës: Miratimi i Planit të Mirëmbajtjes dhe Planit të Investimeve në Komunën e Kamenicës Sh.09, Nr.34461 nga Drejtoria Shërbimeve Publike dhe Inspektoratit.

Miratimi i rregullores Sh.02 Nr.34708 mbi caktimin e orarit të punës në lëmin e Ekonomisë, tregtisë,zejtarisë dhe shërbimeve tjera në Komunën e Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.