Sinani: Kemi krijuar kushte të përshtatshme të punës për shërbyesit civil komunal
Kamenicë – Begzad Sinani është shprehur i kënaqur me objektin e ri të komunës i cili u ka krijuar kushte të përshtatshme pune të gjithë shërbyesve civil.
Begzad Sinani ka vizituar shërbyesit civil komunal në objektin e ri të komunës dhe është ndarë i kënaqur me kushtet që ofron ky objekt.
Sinani ka vizituar zyrën e avokatit të Komunës, Shefqet Rexha derisa ka thënë se kusht për sukses të çdo kryetari është edhe krijimi i raporteve dhe ambientit të përshtatshëm për punë për të gjithë shërbyesit civil komunal./rajonipress/


