Sinani: Kemi investuar në çdo cep të qytetit dhe në viset malore
Kamenicë – Në Kamenicë ka filluar hapja dhe zgjerimi i rrugës në mes të objekteve publike, postës dhe shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati”.
“Kjo rrugë do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në qytet dhe do të ketë ç`asje në palestrën e sporteve që do të përurohet shumë shpejt pasiqë punimet janë në përfundim” ka thënë Begzad Sinani derisa ka inspektuar punimet.
Sinani ka thënë se në përgjithësi është i kënaqur me dinamikën e punimeve në shumë projekte tjera në qytet dhe fshatra. “Kemi investuar në çdo cep të qytetit dhe në çdo pjesë malore ku është kërkuar ndihma jonë” tha Sinani./rajonipress/


